E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, rrezikon shkëputjen nga grupi AAA

Franca ka deficitin më të madh buxhetor dhe borxhet më të shumta, krahasur me vendet e tjera të zonës së euros. Ndër vendet e eurozonës, Franca është vendi i vetëm që rrezikohet të shkëputet nga grupi elitar i shteteve të vlerësuara me AAA.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy theksoi sot se do t`u përmbahet reformave që shkurtojnë deficitin.

Rritja ekonomike ishte më e dobët, nga ajo që pritej dhe shifrat e të papunëve nuk të japin arsye për entuziazëm. Kjo ishte arsyeja që në muajin qershor, erdhi një goditje paralajmëruese nga një agjenci e klasifikimit të riskut.
 

“Nëse Franca nuk do t`ia dalë mbanë që t`i vazhdojë reformat në pensione dhe në sistemin shëndetësor dhe që ta konsolidojë gjendjen e buxhetit, atëherë asaj do t`i ulet shkalla e besueshmërisë” u shpreh “Standard & Poors”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›