E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca voton për Asamblenë, rezultat i ngushtë

Votimi për zgjedhjet parlamentare në Francë u karakterizua nga një abstenim i madh i qytetarëve, por për ata që votuan, dy forcat kryesore politike ishin mjaft afër në rezultate. Presidenti Fransua Holande shpresonte të merrte shumicën për të forcuar pushtetin e tij si dhe pozicionin në Europë. Të dielën, qendrat e votimit u hapën në orën tetë të mëngjesit dhe u  mbyllën në orën 20:00. Votimi për Parlamentin e ri të vendit po ndodh një muaj pas zgjedhjeve presidenciale. Holande kërkonte shumicën në Asamblenë Kombëtare me 557 vende, Dhoma e Ulët e Parlamentit francez. Kjo do ti jepte atij kontroll të plotë mbi qeverinë, pasi socialistët e kanë shumicën në Senat. Në Francë kanë të drejtë vote rreth 46 milionë persona. Nëse Holande mbledh aleatët e tij, ai siguron më shumë vota se rivalët në raundin e parë të votimit legjislativ në Francë. Socialistët ishin shumë ngushtë në rezultat me partinë UDM të krahut të djathtë, me rreth 35 për qind të votave, por mbështetja e të gjelbërve mund tu japë atyre avantazh, duke i çuar afër sigurimit të 40 për qind të votave. Raundi i dytë i votimit do të mbahet javën e ardhshme.  Pjesëmarrja ka qenë rreth 60 për qind, shumë më e ulët se ajo e zgjedhjeve presidenciale të muajit maj. Sipas projeksioneve të TNS-Sofres, CSA, Ipsos dhe Ifop, socialistët dhe aleatët e tyre kanë fituar 31-35 për qind të votave, ndërsa UMP, partia e ish-presidentit Nikolas Sarkozi, ka fituar rreth 34-35 për qind të votave. Por, projeksionet tregojnë se partitë e tjera të majta mund të mbështesin Holandenë, duke i shtuar rreth 11 apo 12 për qind të votave. Qeveria e Holande do të paraqesë një plan të ri buxheti gjatë muajit të ardhshëm. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të vendosë hapin e reformave dhe se sa radikale do të jenë ato, sipas BBC. Marinë Le Pen, e ekstremit të djathtë, ka fituar rreth 14 për qind të votave, sipas exit poll-ve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›