E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat siriane vazhdojnë sulmet

Forcat siriane janë duke vazhduar sulmet ndaj zonave të kontrolluara nga rebelët në të gjithë vendin, ndërkohë që i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan shprehu shqetësim të thellë për rastet e fundit të dhunës, duke përmendur bombardimet në Homs dhe njoftimet për sulme me mortaja, helikopterë dhe tanke në provincën Latakia.

Zëdhënësi i zoti Anan tha se mendohet se "një numër i madh civilësh janë të bllokuar në këto qytete."

Aktivistët njoftuan edhe mbi një sulm ajror kundër qytetit strategjik Rastan, i cili i ka rezistuar ofensivave të përsëritura të forcave qeveritare për muaj me rradhë.

Aktivistët e Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani thanë se forcat e sigurisë janë duke u mbështetur gjithmonë e më tepër tek përdorimi i helikopterëve, meqënëse trupat e qeverisë pësuan humbje të mëdha në betejat e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›