E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO kufizon sulmet ajrore në zonat e banuara në Afganistan

NATO thotë se ka marrë vendimin për të kufizuar numrin e sulmeve ajrore në rajonet e banuara në Afganistan, pas sulmeve të javës së kaluar në pjesën lindore të vendit, ku u vranë 18 civilë.

Zyrtarë të Aleancës komentuan për gazetat amerikane The New York Times dhe Los Angelos Times, duke thënë se trupat do të vazhdojnë të kryejnë operacione kundër kryengritësve, të cilët fshihen nëpër lagje të banuara, por se “kur ka shqetësime lidhur me praninë e civilëve, nuk do të kryhen bombardime nga ajri, por do të ketë sulme të një tjetër natyre.”

Kjo deklaratë e NATO-s vjen pasi presidenti afgan Hamid Karzai tha se komandanti i forcave amerikane dhe atyre të NATO-s, gjenerali John Allen, u zotuan se do t’i jepet fund sulmeve ajrore në zonat e banuara, gjatë një takimi që patën pas një sulmi vdekjeprurës në Logar.

Të premten gjenerali Allen shkoi në provincën Baraki Barak dhe kërkoi falje për sulmet më të fundit të NATO-s, për të cilat zyrtarët afganë thanë se vranë 18 civilë, mes tyre edhe fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›