E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë – Uruguai (20:30 h)

Nëse duhet shikuar të kaluarën, përballja në mes Francës dhe Uruguait të premten do të jetë shumë interesante. Këtë e vërteton edhe fakti se në vitin 2002 Trekolorët dështuan për të mbrojtur titullin, pasi ata barazuan 0 me 0 në ndeshjen e dytë kundër Uruguait, që tregoi se ata kishin humbur elegancën e futbollit që e kishin krijuar më parë.

Franca nuk është favorit në Botërorin e 2010, pasi që ka humbur statusin e skuadrave më të mira në botë. Në fakt, ndeshja e turpshme dhe goli me dorë i Henry’s në play-off për të arritur në Botëror dhe ndeshja përgatitore kundër Kinës, që rezultojë me humbje, tregon se Raymond Domenech do të ketë shumë të vështirë të kalojë grupin A. Me mungesë të Lassana Diarra për shkak të lëndimit dhe Henry në bankinën rezervë, Franca vështirë do të ketë të adaptohet me formacionin startues 4-3-3.

Në anën tjetër, Uruguai – fitues i Botërorit 1930 dhe 1950, por që ka arritur në rrethin e dytë vetëm në vitin 1990 – pritet të paraqitet në një nivel të lartë me kapitenin Diego Lugano, i mbështetur me lojtarin e shkëlqyer si anësori Oscar Tabarez që është në një formë të mirë. Se sa do të jetë e mjaftueshme që Franca të ecë përpara, mbetet të shihet nga problemet për të cilat thuhet se ekzistojnë te ky ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›