E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton sot kampionati botëror, Afrika e Jugut 2010

Botërori 2010 do të ngrejë siparin sot në orën 14:00 me një ceremoni gjigande në Johanesburg të Afrikës së Jugut, për të vijuar më pas me ndeshjen e parë të turneut ku vendi pritës do të luajë në stadiiumin 94-mijë vendesh “Soccer City” kundër Meksikës. Dita e parë e finaleve të Kupës së Botës do të mbyllet me sfidën tjetër, ku Franca do të përballet me Uruguain në orën 20:30.

• Mandela nuk merr pjesë në çeljen e botërorit

Kjo është vetëm nisja e një turneu magjik, ku 32 skuadrat më të mira të talentit do të përballen mes tyre për të kërkuar në fund trofeun më të rëndësishëm të futbollit, Kupën e Botës, e cila do të dorëzohet më 11 korrik në finalen që do të zhvillohet në stadiumin ku ky kompeticion nisi, në “Soccer City” të Johanesburgut.

Thuajse të gjitha agjencitë e basteve kanë kuotuar Spanjën dhe Brazilin si dy skuadrat favorite për të fituar botërorin 2010, por skuadra si Anglia, Gjermania, Italia dhe Franca do të kërkojnë të tyrin trofeun e artë të futbollit botëror.

Në pritje të nisjes së topit të parë, organizatorët premtojnë se ky turne që do të zhvillohet për herë të parë në kontinentin afrikan do të jetë i magjishëm, ndërkohë që kanë marrë të gjitha masat që gjithcka të zhvillohet në siguri të plotë.

Ndërkohë, bashkë me botërorin, duke filluar që nga mbrëmja e djeshme, në televizionin Alsat ka nisur “Botëror në Skaner”, një emision i ri që do të shoqëroje të gjitha ditët e botërorit me analiza taktike dhe komente të specialistëve të futbollit me gazetarin Gerti çarçani.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e premte , 11 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›