Francë, Gjykata kthen mbrapsht projektligjin për gjenocidin armen

Sipas atij projektligji, çdo person që mohon që në vitet e Luftës së Parë Botërore të jetë kryer gjenocid ndaj armenëve do të dënohej deri me 1 vit burg dhe deri me 45 mijë euro gjobë. Armenët pretendojnë se otomanët kanë vrarë deri në 1.5 milionë armenë, teksa turqit ngulin këmbë që shifra është tepër më e vogël dhe se edhe armenët kanë vrarë shumë turq në kuadër të luftës.
11 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese filluan të ekzaminon vonë muajin e kaluar nëse ky projektligj binte ndesh me kushtetutën e vendit. Ky projektligj u apelua në gjykatë nga 77 senatorë të kaheve të ndryshme politike të Francës.
Me anë të një komunikate, këshilli tha se ky projektligj ishte në kontradiktë me principet e lirisë së shprehjes të shkruara qartë në dokumentet e themelimit të Francës. Megjithatë, ligji francez konsideron krim mohimin e holokaustit.
Projektligji për kriminalizimin e mohimit të gjenocidit armen parashikohej që në fund të shkurtit, para zgjedhjeve presidenciale, të firmosej nga Presidenti Sarkozi dhe të kthehej në ligj, porse tani gjerat kanë ndryshuar.
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Francës, ka reaguar edhe Ankaraja zyrtare me anë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu. Ai tha se qeveria turke do të takohej për të vendosur nëse do të rivinte kontaktet ekonomike, politike dhe diplomatike me Francën, të ndërprera menjëherë pas miratimit të projektligjit në Asamblenë e Përgjithshme./Start/F. P/
2012-02-29 10:14