E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, mbetjet e viktimave të 11 shtatorit u çuan në landfill

Disa pjesë nga mbetjet e paidentifikueshme nga viktimat e shkaktuara në Pentagon dhe nga rrëzimi i avionit në një fushë në Pensilvani, i janë dhënë një kontraktuesi për tu asgjësuar.

Në raport thuhet se mbetjet nuk mund të testoheshin dhe të identifikoheshin.

Ky fakt u zbulua gjatë hetimeve që Departamenti amerikan i Mbrojtjes po kryen mbi praktikat e morgut “Dover Port” të ushtrisë amerikane.

Baza ajrore e Doverit në shtetin e Delauare-it është pika kryesore e hyrjes në SHBA të trupave të vrarë jashtë shtetit.

Praktika e dërgimit të pjesëve të paidentifikuara të mbetjeve të viktimave në lanfille u ndalua në vitin 2008. Presidenti Obama mbështeti hetimet dhe siguroi se diçka e tillë “nuk do të ndodhë më kurrë”, tha në një komunikatë Shtëpia e Bardhë./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-29 15:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›