Gjenocidi, Sarkozi kërkon hartimin e një projektligji të ri

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kundër projektligjit të mëparshëm të miratuar të dyja dhomat e Parlamentit francez, Sarkozi ka kërkuar hartimin e një tjetër projektligji që kriminalizon mohimin e gjenocidit të pretenduar.
Gjykata Kushtetuese e Francës vendosi dje se projektligji i mbështetur nga Presidenti francez shkelte të drejtën e shprehjes.
Sipas atij projektligji, çdo person që mohon që në vitet e Luftës së Parë Botërore të jetë kryer gjenocid ndaj armenëve do të dënohej deri me 1 vit burg dhe deri me 45 mijë euro gjobë. Armenët pretendojnë se otomanët kanë vrarë deri në 1.5 milionë armenë, teksa turqit ngulin këmbë që shifra është tepër më e vogël dhe se edhe armenët kanë vrarë shumë turq në kuadër të luftës.
Turqia ka mirëpritur vendimin e gjykatës duke theksuar se do të shqyrtojë mundësitë e rivendosjes së kontakteve ekonomike, ushtarake dhe politike me Francën./Start/F. P/
2012-02-29 11:52