Rama: Viti 2011 nuk duhet të përsëritet më

Sipas tij, kjo ishte një vizitë e rëndësishme ku është forcuar më tej klima e bashkëpunimit.
“Është e rëndësishme pasi vendosëm një gur të mëtejshëm në themelin e bashkëpunimit dhe krijuam kushte edhe më optimale për një komunikim të vazhdueshëm me atë që është partneri ynë kryesor strategjik, partner që mbështet Shqipërinë, popullin shqiptar dhe si të tillë SHBA-të janë të patjetërsueshëm për ne”, theksoi Rama për “Top Story”.
“Në vizitën në Uashington dhe Departamentin e Shtetit, u takuam me Zvs/ndihmës Sekretarin e Shtetit, Zotin Riker, stafin e tij si dhe me një grup kongresmenësh që këmbyem mendime dhe opinione shumë të rëndësishme për sa i përket gjendjes në Shqipëri dhe programit tonë për një Rilindje Shqiptare, që konstatova me kënaqësi se ka ngjallur interes dhe shpjegohet në çfarë konsiston dhe çfarë politikash të reja duhet të jetësojmë për transformimin që kemi në plan të kryejmë”, shtoi.
Për kreun socialist, vizita në Uashington ishte një mundësi e mirë për të dëshuar opozitën shqiptare si dhe për të “nesërmen e vendit, se cili është vizioni ynë për Shqipërinë, për rajonin dhe partnertitetin strategjik me SHBA, dhe të gjitha këto në funksion të një integrimi sa më të shpejtë në BE”. Pavarësisht këmbënguljes, Rama nuk ka preferuar të japë detaje se çfarë ishte diskutuar në Uashington, megjithatë, këtë vizitë e vlerësoi si një moment të rëndësishëm për opozitën shqiptare. “Vlerësoj se është një moment i rëndësishëm për opozitën kontakti i drejtpërdrejtë i Qeverisë Amerikane që janë drejtpërdrejtë përgjegjës për rajonin dhe Shqipërinë, një takim shumë i çmuar dhe shumë frymëzues për ne”, shton.
Në vijim, kreu socialist tha se në Departamentin amerikan të Shtetit, kishte pasur një dakordësi se viti 2011 nuk duhet të përsëritet më. “Në takimin që patëm në Department nuk patëm asnjë diferencë qëndrimesh dhe nëse mund të them diçka për takimin që u zhvillua pa praninë e mediave, është fakti që viti 2011 nuk duhet të përsëritet më, si një vit që ishte traumatik duke filluar nga tragjedia e 21 janarit dhe duke vazhduar me zgjedhjet shumë të kontenstuara dhe njëkohësisht edhe shumë të diskutuara në 8 maj. Nuk folëm për detaje konkrete, por shprehëm vullnetin që gjërat të rikthehen në rrugën e duhur, një rrugë ku nuk kanë qenë që prej anëtarësimit në NATO”, u shpreh.
Pyetjes së bërë se një rotacion politik nuk ndodh pa konsensusin e ndërkombëtarëve, Rama u shpreh se “partneriteti me SHBA-në ka qenë i mirë. Gjërat janë thënë hapur dhe në mirëbesim. Mënyra se si SHBA i është qasur Shqipërisë është e vetmja mënyrë që mund të ketë një fuqi madhore që ka luajtur rol historik për ne. Pa SHBA-në rajoni nuk do ishte ky që është sot”./Start/
2012-03-23 09:04