Wollfarth: Shpejtoni reformën zgjedhore

“Politika konstruktive është gjëja më e mirë që mund të kemi në kohë paqësore dhe pikërisht këtë doja të shihja në një ditë të bukur si kjo", tha ai nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve.
"Ne si prezencë e OSBE-së kemi bërë një punë shumë të madhe për të kërkuar mbarimin sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e reformës, si reformimin e kodit zgjedhor. Kjo reformë është pjesë e një agjende më të gjerë reformash, si reforma në gjyqësor apo reforma parlamentare, si dhe aspekte të brendshme të këtyre reformave", tha Wollfarth.
Sipas tij, “Janë vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë si shtet e duhet punuar hap pas hapi për ti mbyllur. Kam shumë besim për të. Garancia nuk është terminologjia e duhur në politikë por vullneti politik. Dhe është pikërisht ky vullnet që kërkohet. Duhet besim mes palëve dhe me besim çdo gjë është e sigurt".
"Prezenca e OSBE-së qëndron plotësisht e gatshme për të mbështetur reformat. Madje shumë shpejt do të kemi dhe një workshop të rëndësishëm në këtë kuadër. Jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe kam shumë besim se progresi do të arrihet”, theksoi Wollfarth. /Start/
2012-03-22 13:16