E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, Ministri i brendshëm: Vrasësi me origjinë algjeriane

Vrasësi i shtatë personave, në tre sulme të veçuara në jugun e Francës është me origjinë algjeriane. Kështu ka deklaruar ministri i brendshëm francez Claude Gueant i cili ka theksuar se dyshohet se vrasësi ka lidhje me Al Kaedën.
Sipas mediave franceze policia ka rrethuar banesën e vrasësit ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë kundër policëve duke plagosur 3 prej tyre.
Policia është duke negociuar me vrasësin për tu dorëzuar por ky i fundit ka refuzuar të dorëzohet.
Sipas ministrit Gueant vrasësi ka jetuar për një kohë të gjatë në Pakistan dhe Afganistan dhe vrasja e fëmijëve në Tuluz është bërë në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së fëmijëve në Pakistan.
Gueant ka theksuar se vrasjet janë bërë edhe si shenjë hakmarrjeje ndaj ndërhyrjeve të trupave franceze në Pakistan dhe Afganistan. Katër persona, tre prej të cilëve fëmijë, u vranë të hënën në një sulm mbi një shkollë hebrehe në Tuluzë. Në 11 dhe 15 mars, viktimë e së njëjtës armës mbetën tre ushtarë me origjinë afrikanoveriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›