E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë/ Sarkozy del në spitali pas një problemi shëndetësor

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy doli sot në mëngjes nga spitali ''Val-de-Grace'' ku ishte shtruar pas një problemi shëndetësor që sipas presidencës nuk ka asnjë rrezik kardiak. Ai doli në këmbë nga ndërtesa, duke buzëqeshur, me kostum të zi në krah të bashkëshortes së tij, Karla Bruni-Sarkozy.
"Nicolas Sarkozy nuk ka asnjë rrezik dhe asnjë pasojë në zemër si pasojë e gjendjes së keqe shëndetësore që kaloi dje ndërkohë që ai po bënte sport në parkun e kështjellës së Versajës, pranë Parisit", theksoi në një komunikatë presidenca. "Sipas simptomave gjendja shëndetësore është përkeqësuar si pasojë e motit të nxehtë dhe lodhjes që kishte të bënte me mbingarkesën në punë'', vijon komunikata.
Presidentit nuk i është dhënë asnjë trajtim mjekësor, por i është këshilluar të bëjë disa ditë pushim. Një udhëtim i planifikuar në Mont Saint-Michel është shtyrë për një datë të mëvonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›