E Diel, 1 Nëntor 2026

Dh. Shuteriqi, shkrimtari që shkroi në 3 sisteme

Lindi më 26 korrik të vitit 1915 në qytetin e Elbasanit, pikërisht një ditë të hënë në orën 3. Është një rastësi e fatit që kur ai vdiq ishte ditë e hënë dhe ora shënonte po 3. Një ironi e fatit që ngjan të jetë sa rastësore, po aq edhe therëse. Shkrimtar, poet, piktor, studiues, këto ishin disa tipare që karakterizonin Dhimitër Shuteriqin. Shkollën fillore e kreu pjesërisht në Elbasan për të vazhduar shkollën e mesme në Liceun e Korcës. E duke vazhduar më tej me diplomimin e tij në Francë. Një erudite I lindur, njeriu që dinte Bodlerin përmëndësh dhe ish munduar që kulturën franceze ta tejconte modestisht edhe këtu në Shqipëri. Njeriu që i rezistoi, shkroi dhe botoi në mes tre periudhash të rëndësishme për kombin shqiptar. Do të shkruante në kohën e Ahmet Zogut, diktatorit Enver Hoxha dhe gjithashtu edhe gjatë viteve të demokracisë. Një realitet ky sa kontradiktor, po aq edhe I rëndësishëm. Me disa botime që do të shënjonin fort në letërsinë shqiptare të peridhës së komunizmitsi, Kënga Këngët e rinisë së parë, Fyelli I Marsiasit, Tregime të zgjedhura, Një mal me këngë, Kur rende hëna nëpër re, punimin shkencor Tekste, e të tjerë. Por kush ishte në të vërtetë Dhimitër Shuteriqi, ky njeri që jetoi mes një shkëlqimesh dhe pragjykimesh, mes medaljesh e mes kontradiktash. Gruaj e tij Mynever Shuteriqi, pranoi që të rrëfejë për Ora Neës historinë e burrit të saj me të cilin kaloi një jetë mes qetësisë dhe dallgëve.
Dhimitër Shuteriqi kish qënë për 24 vjet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. E ndërsa ishte koha kur, do të shkruhej Teksti i Letërsisë për shkollat shqiptare dhe natyrisht Dhimitër Shuteriqi zinte një vënd të rëndësishëm mes një grupi të madh pune, madje vetë ai do të ishte kryeredaktor. Por regjimi I asaj kohe, kish zgjedhur rrugën e censurimit për disa autor të shquar sic ishin Gjergj Fishta apo Faik Konica. Ideologjia e quante këtë letërsi si të ndaluar. I ndodhur mes një situate të vështirë sic rrefen edhe gruaja e tij zonja Mynever, ai I kish kërkuar gjithmonë partisë që ta shkëpuste jetën e autorit nga vepra e tij, por kjo hasi në kundërshti të mëdha sipas saj, sepse jeta shkonte përpos veprës. Ai kish pasur një afeksion për Fishtën, për dozat e tij të patriotizmit dhe atherë që iu kish dhënë moment për të finalizuar dicka, nuk mundi ta bënte. Një histori e trishtë, një histori pa kthim. Një bashkshort i mirë dhe një baba ideal. Vajzën e tij Zana Shuteriqin, pedagoge në Akademinë e Arteve, kish dashur ta bënte pianist, për tiu mos larguar traditës familjare për artin. Ishte nga ata që kur e thërriste atdheu shkonte edhe partizan, madje aty ish njohur edhe me zonjën Mynever. Përvec shkrimeve, pasioni i tij i fshehur ish piktura. Ai merrej me vizatimin e portreteve, njihte mirë piktorët, literaturën dhe gjithcka tjetër që kishte lidhje me këtë fushë.
Një visitor i regullt i Francës, Italisë, Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera që kishin të bënin me artin. Me zonjën Mynever biseduam në shtëpi, pikërisht në studion personale të Dhimitër Shuteriqit. Një bibliteke e pasur, pasuri kjo e vënë me djersë ndër vite. E ndëtrsa më tej shkojmë edhe në tavolinën e tij të punës, aty ku shkruante netëve të vona, pa gjumë. Tavolina ishte sic ai e kish lënë për herë të fundit, aty ishin librat të cilët po studionte, ora e tij që e kish lënë me duart e veta, lupa, e më tej ish vendosur edhe një skulpturë e portretit të tij. Në një pallat tek zona e ushtarit të panjohur, pikërisht në katin e tretë kish ngrysur jetën vite me rradhë Dhimitër Shuteriqi, përpara se të shuhej më 21 korrik të vitit 2003. Amaneti i fundit që i kishte lënë zonjës së tij kish qënë brenga e mospërfshirjes së veprave të Gjergj Fishtës në letërsinë shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›