Bildt: BE, duhet të afrojë vendet e Ballkanit
Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt vlerësoi se Bashkimi Evropian rrezikon të humbë kredibilitetin dhe të zmadhojë destabilitetin politik të Ballkanit nëse nuk i afron vendet e rajonit në plotësimin e qëllimit të tyre, antarësimin në BE, njoftoi sot gazeta e përditshme londineze "Financial Times". Bildt, vendi i së cilit kryeson BE-në, në intervistën për gazetën paralajmëroi se nacionalistët në rajon sërish do të mund të përforcohen në raport me forcat politike proevropiane në disa
ish-republika jugosllave nëse fillojnë të dobësohen perspektivat e këtyre vendeve për anëtarësimin në BE.
"Financial Times" kujton se Kroacia dhe Maqedonia janë kandidatet e vetme zyrtare në rajon për antarësim në BE edhe pse negociatat e Kroacisë kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve me Slloveninë për çështjen e kufirit, ndërsa Maqedonia akoma nuk ka filluar negociatat. Bildt paralajmëroi politikanët në Bosnje-Hercegovinë se për shkak të pengesave të tyre, vendi nuk do të mund të ecë bashkë me vendet fqinje në rrugën drejt integrimeve evropiane. "Nëse politikanët në Bosnje-Hercegovinë nuk marrin masat e kërkuara prej nesh, atëhere treni do të niset pa ta", tha Bildt