Francë, Shërbimet Sekrete nën akuzë

Franca përballet me një presion të brendshëm në rritje për të hetuar mbi efikasitetin e shërbimeve të saj inteligjente, pas vrasjeve të 7 personave ku 3 prej tyre ishin fëmijë.
Mohammed Merah, i cili u vetëcilësua si një antar i Al-Kaedës, u vra ditën e enjte nga një snajper i policisë në Tuluzë, duke i dhënë kështu fund një rrethimi 32 orësh.
Në përgjigje të kritikave për punën joefikase të shërbimeve të inteligjencës, Ministri i Jashtëm, Alain Juppe u shpreh se kjo është një çështje që do të dojë disa kohë të qartësohet.
Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, Claude Gueant, mbroi punën e Shërbimeve Sekrete, duke thënë se ato janë vendosur në ndjekje të shumë ekstremistëve dhe se rasti i Merah ishte një episod i izoluar dhe shumë i vështirë për t`u parashikuar.