E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketa koreanoveriore, Japonia në alarm

Japonia urdhëroi ushtrinë që të përgatisë sistemin e mbrojtjes raketore, në kundërpërgjigje për lëshimin e planifikuar të një rakete me rreze të gjatë nga Korea e Veriut në muajin prill.

Lajmin e komunikoi Ministri i Mbrojtjes, Naoki Tanaka. Sipas tij, sistemet antiraketë do të vendosen në ishullin e Okinauas dhe do të kenë urdhër specifik që të rrëzojnë raketën, nëse ajo do të kërcënojë territorin e vendit.

“Unë kam urdhëruar zyrtarët që të përgatisin sistemin antiraketë PAC-3 dhe anijet luftarake të posaçme për këtë detyrë”, deklaroi Tanaka përpara mediave japoneze.

Vendet e rajonit, Korea e Jugut dhe Kina gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre, për të cilin janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›