E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Shtraus Kan akuzohet sërish për përdhunim

Shkrimtarja franceze, Tristiane Banon, pritet që sot gjatë ditës ta paraqesë padinë kundër ish drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, me akuzën se ai kishte tentuar ta përdhunojë kur ajo kishte shkuar për ta intervistuar atë në një apartament në Paris, para tetë vitesh.

Por, avokati i zotit Shtraus-Kan, deklaroi se do të paraqitet një padi kundër shkrimtares 32 vjeçare, Tristian Banon, për akuza të rreme.

Të premten Shtraus-Kan është liruar nga arresti shtëpiak në Nju Jork, pasi prokurorët thanë se ata kishin dyshime në besueshmërinë ndaj punëtores së hotelit, e cila e kishte akuzuar ish shefin e FMN-së se ishte përpjekur ta përdhunoj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›