E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikimi i buxhetit, Bode: Nuk do të ketë rritje të borxhit

Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar se qeveria do të vijojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërkohë që ka garantuar se borxhi publik nuk do të pësojë rritje.
 

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ministri Bode ka dhënë shpjegime në lidhje me shkurtimet në buxhet ndërsa ka shtuar se megjithë ngadalësimin e pranuar rritjes ekonomike për shkak të situatës rajonale, normat e interesit janë të stabilizuara.
 

Ndërkohë komisioni i ekonomisë po diskuton rishikimin e buxhetit të shtetit ku sipas ndryshimeve të bërë shkurtimet parashikohen të kapin shifrën e 18.3 miliardë lekëve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›