E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, arrestohen dy të dyshuar si pjesëtarë të ETA-s

Dy personat, të armatosur, u ndaluan në qytetin e vogël Ales, i cili ndodhet në veri të  Montpeliesë, ndërkohë që ata po udhëtonin drejt një vendstrehimi të organizatës. Ky vend ishte mbajtur për një kohë të konsiderueshme nën mbikëqyrje të rreptë nga forcat e policisë.

ETA, emërtimi i plotë i të cilës është "Euskadi ta Askatasuna" dhe ka kuptimin "Atdheu dhe Liria Baske", u themelua 50 vjet më parë gjatë diktaturës së Francisko Frankos dhe kërkon pavarësinë e rajonit bask nga Spanja. ETA ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 800 personave. 

Forcat e sigurisë besojnë se aktualisht ajo është dobësuar së tepërmi nga qindra arrestime të realizuara gjatë viteve të fundit në Francë dhe Spanjë, por ende ka kapacitet për të realizuar sulme të përgjakshme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›