France denohet me 2 vjet burg ish-presidenti Shirak
Ish-presidenti i Frances Zhak Shirak denohet me 2 vjet burg per akuzen e pervetesimit te fondeve publike dhe shkelje te besimit. Kjo u vendos nga nje gjykate franceze. Gjate zhvillimit te seances ish-presidenti 79-vjecar nuk ishte i pranishem per shkak te gjendjes se dobet shendetesore. Procesi gjyqesor ndaj tij kishte te bente me kohen kur Shirak mbajti postin e kryetarit te Bashkise se Paris-it. Sipas gjykates gjate ushtrimit te detyres si kryebashkiak ai akuzohet se ka paguar anetar te partise se tij per detyren e ushtruar si punonjes te bashkise ne nje kohe kur ato detyra nuk ekzistonin. Shirak ka mbajtur postin e presidentit te Frances gjate periudhes se viteve 1995 deri ne 2007.