Zhak Shirak mban frymën, pritet verdikti i gjykatës

79-vjeçari i cili drejtoi Francën nga viti 1995 në vitin 2007, përballet me akuzat e konfliktit të interesit, abuzimit me pushtetin dhe përvetësimit të pasurisë. Këto shkelje pretendohen të jenë kryer gjatë kohës që ai ishte kryetar i bashkisë së Parisit.
Nëse shpallet fajtor, Shirak mund të dënohet deri me 10-vjet burg teksa mund të dënohet po ashtu me 195 mijë dollare gjobë. Kjo është hera e parë që një ish-President i Francës gjykohet që pas Luftës II Botërore, kur Philippe Petain u denua per bashkepunim me nazistet.
Shirak, i cili i mohon akuzat, ka pak gjasa që të përballet me burgim. Edhe nëse ai shpallet fajtor, më i mundshëm është që ndaj tij të zbatohet një dënim me kusht.
Shirak akuzohet se ka punësuar anëtarët e partisë së tij në dy punë jo-ekzistente në Paris, gjatë kohës që ai ishte kryetar (1977-1995). Ai akuzohet të jetë “shpikësi, autori dhe përfituesi” nga përdorimi i fondeve publike për të rritur influencën në partinë e tij.
/Start/F. Prroni/
2011-12-15 10:06