Francë, fond i veçnatë për gratë e mbuluara
Vetëm pak ditë nga aprovimi në Asamblenë kombëtare franceze të ligjit për ndalimin e shamisë islamike, burkës dhe niqabit në vende publike, kanë nisur spekulimet mbi impaktin social që mund të ketë aplikimii një ligji të tillë. Në Francë më shumë se 2 mijë gra, në një total prej 5 milionë myslimanësh, rrezikojnë të ndëshkohen me gjoba që kapin shifrën e 150 eurove apo të detyrohen të frekuentojnë kurse të edukimit qytetar. Dënime të ashpra parashikohen edhe për baballarët, burrat dhe vëllezërit që do i detyrojnë gratë të respetojnë pa dëshirën e tyre ligjin kuranor: një vit burg dhe deri në 30 mijë euro gjobë që dyshishohet në rastin e të miturave. Pikërisht prej këtu nis iniciativa e veçnatë e multimiliardertit me origjinë algjerinae.
Rachid Nekkas, që ka anoncuar se dëshiron të ndërtojë një fond prej 1 milionë eurosh në dispozicion të gjitha grave myslimane francezë që nuk dëshirojnë heqin dorë nga tradita e tyre për mbajtjen e shamisë. «Duhet vetëm që të na dërgojnë gjobën dhe duke qenë se asnjë ligj nuke dnalon, do të marrin si këmbim një çek”, ka shpjeguar manjati për të përditshmen “La figaro”. Në intervistë ai shprehu pakënaqësinë etij ndaj një ligji të tillë jokushtetues që e çon Francën drejt një intolerance të rrezikshme aq sa mund të minojë stabilitetin social të vendit. Nekkaz u bë i famshëm për kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, ku premtoi se të gjithë zgjedhësve do u jepte nga 300 euro. Në ditët e kaluara nuk ka hezituar të dalë edhe kundër Presidentit Sarkozi, dhe e cilëson veten “shumë të shqetësuar nga mundësitë e njerëzve që shfrtëzojnë rolin e tyre institucional për të luajtur me kushtetutën”. Ndërkohë që projektligji për ndalimin e burkës dhe niqabit pritet të kalojë në senat në muajin shtator. Raporti i votuar pak ditë më parë, i prezantuar nga ministri i Drejtësisë, Michele Alliot-Marie, ndalon veshjet islamike në vendet publike. Burrat që detyrojnë gratë të vënë shami do të dënohen deri në një vit burg apo do të gjobiten me një shumë që shkon deri në 30 000 euro. Raporti rreth 200 faqesh i këtij komiteti propozon ndalimin e përdorimit të shamisë nëpër spitale, shkolla, zyra të qeverisë dhe në transportin publik. Ai gjithashtu rekomandon se të gjithë ata që shfaqin shenja të qarta të praktikave radikale fetare, nuk duhet të marrin dokumentet e qytetarisë, apo lejet e qëndrimit në Francë. Sipas Ministrisë së Brendshme në Francë, rreth 1900 gra myslimane mbajnë një veshje kokë e këmbë të mbuluara. Në raport kërkohet që gratë, të cilat mbulojnë kokën janë në kundërshtim me parimet e sekularizmit të Republikës Franceze, si dhe ato të barazisë. “Veshja e një shamie që e mbulon femrën nga koka te këmbët është e papranueshme. Ne duhet që ta dënojmë këtë akses”, thuhej në raport. Pas Belgjikës, Franca , ku ndodhet komuniteti më i madh mysliman i europës, mendohet të jetë vendi i dytë i kontinetit të vjetër që këkron të censurojë përdorimin e shamisë në territorin e saj.
#