E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma financiare, një tjetër fitore për Obamën

Senati ka miratuar ligjin që kërkon të korrigjojë problemet që shkaktuan krizën financiare

Senati amerikan ka votuar pro reformës së sistemit financiar në vend, duke i dhënë Obamës një tjetër fitore historike legjislative, pikërisht në një kohë kur popullariteti i tij ka pësuar rënie të ndjeshme në sondazhe që nga zgjedhja. Ligji u aprovua me 60 vota pro dhe 39 kundër, përfshi këtu edhe 3 republikanë që dhanë mbështetjen e tyre. Tani mungon vetëm firma e Obamës e parashikur për javën e ardhshme. “Kjo reformë mbron konsumatorët dhe i jep fund veprimeve jo të ndershme të bankave”, u shpreh Obama. Kjo mund të cilësohet si reforma më e madhe e sistemit financiar që prej viteve 30 dhe fitorja e tretë e madhe legjislative e Presindentit Obama. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se reforma korrigjon problemet që shkaktuan krizën financiare dhe shtoi se presidenti do ta nënshkruajë atë shumë shpejt. Masat kanë për qëllim të parandalojnë përsëritjen e krizës së 2008-ës, e cila i detyroi taksapaguesit t’i shpëtonin bankat dhe kompanitë tregtare duke paguar qindra miliardë dollarë.Kjo reformë ka qenë një nga prioritetet e politikës së brendshme amerikane pas reformës shëndetësore dhe paketës së ndihmës prej 800 milionë dollarë të miratuar fillimin e vitit të kalaur. Megjithatë në ditët e kaluara një sondazh i ëashington post/Abc, tregoi se pothuajse 6 zgjedhës në dhjetë të tillë thonë se nuk kanë bësim në kapacitetin e presidentit për marrjen e vendimeve të duhura për vendin. Ligji, një tekst prej 2300 faqesh synon të korrigjojë dobësitë e shumta të sistemit bankar që u verifikuan si shkaqet kryesore të kolapsit të sistemit financiar në fundin e vitit 2008. Ai do tu japë autoriteteve federale pushtet më të madh për kontrollin mbi bankat, do të rrisë kontrollin mbi trasanksionet komplekse financiare dhe do tu afrojë konsumatorëve më shumë mbrojtje. Po ashtu ai parashikon krijimin e një sistemi më të rregullt të blerjes dhe shitjes së institucioneve financiare që janë në vështirësi dhe që për shkak të madhësisë së tyre mund të dëmtojnë gjithë ekonominë nëse falimentojnë. Brenda “Federal Reserve”sipas ligjit do të krijohet edhe një agjenci për mbrojejn e konsumatorëve. Pikat ku negociatat kanë qenë më intensive javën e kalaur kanë qenë rregullimi i shkëmbimit të derivateve dhe limitet e kapitalit që investojnë bankat. Kështu u arrit marrëveshja për ti kërkuar bankave të kufizojnë mundësinë e investimit në “hedge-fund” dhe fonde të “private equity”. Për herë të parë qeveria do të ketë fuqinë për të kontrolluar dhe ndarë në njësi më të vogla insitucionet e mëdha financiare në vështirësi që vënë në rrezik sistemin financiar. Agjensia e mbrojtjes së konsumatorëve në brendësi të FED do të jetë e pavarur dhe në gjendje të hartojë dhe respektojë ligjet e saj. Ndërkaq, ligji fut rregulla të reja që mund të pandalojnë abuzimet që kontribuan në kolapsin e tregut imobiliar. Parlamentarët vendosën edhe të ndryshojnë mënyrën se si autoritetet vlerësojnë dhe reagojnë ndaj rreziqeve sistematike për ekonominë. FED( Federal Reserve) do të ketë pushtetin të kontrollojë institucionet e mëdha dhe komplekse financiare madje për kërë do të krijohet edhe një komitet I quajtur “Financial stability oversight council”, që do të ketë detyrën e vigjilencës ndaj stabilitetit të sistemit. Senatori demokrat Kris Dod, një nga përkrahësit kryesor të projektligjit tha se miratimi i tij nënkupton që vendi nuk do të kalojë kurrë më përmes vështirësive që përjetoi gjatë krizës së fundit financiare. Ndërkaq kreu i Rezerves Federale, Ben Bernanke e priti me entuzuianëm aprovimin e reformës së sistemit financiar amerikan. Ky ligj “përfaqëson një hap përpara drejt parandalimeve të ngjarjeve të tilla, si kriza e fundit financiare”, tha Bernanke në një deklaratë të shpërndarë menjeherë pas votimit në Senat. Ai tha se ligji forcon supervizionin e insitucioneve financiare dhe i jep qeverisë mjetet e nevojshme për të mbikqyrur institucionet e mëdha pa krijuar kriza me pasoja të paimagjinueshme. Reforma, shtoi më tej Bernanke “rrit transparencën e Federal Reserve duke ruajtur pavarësinë politike që është thelbësore për politikën monetare”.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›