BP: Ndalon rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksisës
Rrjedhja e naftës në gjirin e Mekisës ka ndalur për herë të parë që prej prillit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zëdhënësi i kompanisë British Petrolium i cila tha testi i ri mbi kupolën e re kishte rezultuar i suksessshëm. “Valvolat e strukturës së re u mbyllën të gjitha dhe për momentin nafta nuk po rrjedh më. është shumë mirë ta shohësh këtë pas kaq muajsh përpjekjesh. BP po bën prova teknike me presion për të parë nëse i gjithë sistemi funksionon në rregull dhe pa asnjë rrjedhje”, deklaroi zëvendës presidenti i kompanisë Kent ëells. Megjithatë sipas CNN, kompania angleze ka deklaruar se nuk e di ende se për sa kohë do të arrijë të ndalë rrjedhjen e naftës. Megjithatë kolosi i naftës tha se është shumë inkurajues fakti që arritën të ndalin rrjedhën e naftës, për herë të parë që nga 20 prilli kur shpërthimi i platformës “Deepëater Horizon” i dha jetë asaj që do të quhej si katastrofa më e rëndë ekologjike në historinë e SHBA. Edhe për Presidentin Obama kjo “ishte një shenjë pozitive, por BP është ende në fazën e testimit”. Prova do të bëhet duke mbylluar të gjitha valvolat e kapakut për të përcaktuar nëse ai do t’i rrezistojë presionit të naftës nga pusi, duke bllokuar përfundimisht rrjedhjen që shkonte deri në 60 mijë fuçi nafte në ditë. BP tha se mund ta ndërpresi provën më shpejt nëse presionet e matura janë shumë të ulta, një shenjë kjo se rrjedhje të tjera mund të ketë diku gjetkë në pus. Edhe si pas shefit të shërbimeve operacionale të kompanisë Doug Suttles puna nuk ka mbaruar ende, ndaj nuk ka asnjë arye për të festuar sidomos në zonat më të dëmtuara nga kjo katastrofë. Sipas ekspertëve për 13 javë me radhë janë derdhur në det nga 35 në 60 mijë fuçi nafte në ditë. Megjithatë rezultati përfundimtar i këtij testimi do të shihet brenda 48 orëve. Ato do jenë edhe vendimtare për të përcaktuar nëse kupola gjigande e vendosur tek e çara e pusit do të funksionojë. Që nga fillimi i kësaj tragjedie natyrore BP ka tentuar të ndërmarë shumë operacione për të ndaluar rrjedhjen, por gjithmonë tentativat kanë qenë të dështuara. Kostoja e saj financare për këtë qëllim ka prekur shifra marramendëse aq sa e kanë detyruar gjigandin e naftës të nxjerrë në shitje disa prej shërbimeve të saj.
#