E Diel, 1 Nëntor 2026

France ish-bankieri denohet me burg dhe gjobe

Zherom Kerviel u denua nga drejtesia franceze me tre vjet burg. Kerviel u shpall fajtor per skandalin financiar i cili tre vite me pare thuajse rrenoi banken franceze Societe Generale.

Ai duhet ti paguaje bankes 4.9 miliarde euro shume qe banka e humbi si pasoje e transaksioneve financiare te drejtuara nga Kerviel.

Gjate gjykimit 33-vjecari tha se banka i toleroi operacionet e tij me shkalle te larte rreziku per aq kohe sa fitonte para. Akuzat jane hedhur poshte nga drejtuesit e bankes.

Gjyqi ndaj Zherom Kerviel nisi ne fillim te vitit nen akuzen se ai kishte vene bast 5 miliarde euro te SocGen pa dijenine e bankes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›