Projektet e FIN Mecanica tashme ne Shqiperi

Investimet ne sektorin e transportit energjise dhe ne kontrollin dhe sigurine e kufijve detare dhe tokesore ishin premtimet e kompanise italiane Fin Mecanina kundrejt Shqiperise. Ne kete kuader kryeministri Berisha ka pritur diten e sotme nje grup investitoresh italiane te kompanise nderkombetare me origjine italiane FIN Mecanica te kryesuar nga kryetari i bordit dhe drejtori ekzekutiv i saj zoti Pier Francesko Guarguaglini.
Kompania FIN Mecanica ka identifikuar disa fusha te mundshme bashkepunimi me qeverine apo biznesin shqiptar midis te cilave sektorin e transportit. Fusha e dyte ne te cilen shihen mundesi investimi eshte ajo e sigurise dhe kontrollit te kufijve detare dhe tokesore. Edhe ne kete fushe FIN Mecanica ka aktivitet te gjere dhe te shumellojte si ne prodhimin e mjeteve te kontrollit po ashtu dhe ne aplikimin e sistemeve mbrojtes. Sektori i trete i cili ofron potencial per investime eshte dhe sektori i energjise. Kjo kompani prodhon turbina per central dhe ehste e interesuar per rritjen e impianteve te prodhimit te energjise qofte hidro qofte me gaz dhe cikel te kombinur.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha e falenderoi drejtuesin e kompanise nderkombetare FIN Mecanica zotin Guarguaglini dhe u shpreh se ndihej i nderuar qe nje kompani gjigande e mirenjohur e konsideronte Shqiperine si nje vend potencial per shtrirjen e aktivitetit te tyre.