France jep doreheqjen ministri i Financave
Ministri francez i Financës Zherom Kauzak ka dhënë dorëheqjen pasi një përgjim telefonik vërtetoi se ai kishte një llogari bankare të fshehtë në Zvicër. Biseda telefonike e cila ishte publikuar kohë më parë nga një televizion lo0kal, më në fund u vërtetua se protagonisti i bisedës ishte pikërisht ministri. Prokuroria e përgjithshme në Paris ka nisur hetimet. Ndërsa presidenti francez Hollond ka pranuar dorëheqjen dhe e ka zëvendësuar menjëherë me ministrin e cështjeve europiane. Kirurgu 60 vjecar i cili kishte ndërtuar një pasuri të tërë me anë të trapianteve të flokëve kishte mohuar gjithnjë se kishte një llogari bankare në Zvicër.