E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia anti-Norvegji FIFA lejon Bashen

Është thuajse i përcaktuar formacioni i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Norvegjisë në Oslo. Migjen Basha pritet të jetë menjëherë në fushë, pasi nga FIFA i erdhi leja për të luajtur me ekipin përfaqësues.
Përfaqësuesja luan të premten për eleminatoret e kampionatit botëror dhe mesfushori i Torinos është i gatshëm, tashmë, fizikisht dhe juridikisht. Trajneri De Biazi ka vendosur të luajë me Edgar Çanin si sulmues kryesor dhe Hamdi Salihin pas tij.
Një zgjedhje e guximshme e italianit duke pasur parasysh se ndeshja luhet jashtë fushe dhe madje ndaj njërës nga dy skuadrat më të forta të grupit.
Trajneri kuqezi do të kalojë Andi Lilën në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa Cana do të jetë në fushë, pavarësisht një dëmtimi të lehtë gjatë stërvitjes.
Skuadra shqiptare udhëton drejt kryeqytetit norvegjez një ditë para ndeshjes dhe pritet të zhvillojë stërvitje në fushën e stadiumit “Uleval”, aty ku do të zhvillohet ndeshja eleminatore e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›