E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma orovoda qyteti me i paster

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ishte pjesë e aktivitetit  “Çorovoda, qyteti më i pastër”. Sipas Metës, kjo nismë është mjaft domethënëse për të sotmen dhe për të ardhmen e këtij qyteti dhe të këtij komuniteti. “Është e rëndësishme që ne t’i përgjigjemi të gjithë kësaj iniciative të Bashkisë së Çorovodës, në mënyrë që Çorovoda të jetë qyteti më i pastër, në mënyrë që Çorovoda të jetë qyteti më i gjelbër, në mënyrë që të realizojë çdo ditë një masterplan”, tha Meta. Ndërkohë që duke folur për investimin shumë të rëndësishëm që pritet të përfundojë në muajt në vazhdim, rruga që të çon tek kanionet e Osumit,  kreu i LSI-së vlerësoi kjo rrugë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për shndërrimin e Çorovodës në një qendër të rëndësishme turistike. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›