Gruaja denoncoi ish-burrin: Më rrahu brenda në kuzhinë
TIRANE- Dhuna në familje ësh të kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Raste të shumta të dhunës, kryesisht ndaj grave, raportohen çdo ditë në polici, ndërsa të paktën pesë femra në ditë i drejtohen gjykatës për të siguruar urdhër mbrojtjeje nga bashkëshortët apo bashkëjetuesit e tyre. Viktor B., është një prej burrave dhunues që do të përgjigjet para drejtësisë, pasi edhe pse gjykata kishte urdhëruar t’u qëndronte larg bashkëshortes dhe fëmijëve, ai sërish ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj Viktor B., duke ngritur ndaj tij akuzat e “dhunës në familje” dhe “veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në shtator, pasi gjykatësit të rikthehen nga pushimet e verës, Viktor B. do të japë llogari për dhunën e ushtruar ndaj gruas. I pandehuri Viktor B., që ka refuzuar të japë shpjegime para hetuesve, ka paralajmëruar se do të flasë para gjykatës, për arsyet që e shtynë të ushtronte dhunë ndaj gruas së tij.
DHUNIMI I GRUAS
Në kërkesën për gjykim të prokurorisë për të pandehurin Viktor B., thuhet se në datën 12 prill 2013 është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.1 në Tiranë shtetasja Vjollca P. (ish-bashkëshortja e Viktor B.), e cila ka kallëzuar për fillimin e ndjekjes penale ndaj ishbashkëshortit të saj. Sipas kallëzueses, në datën 12 prill, rreth mesditës, ka dalë nga shtëpia për të blerë ushqime. Kur është kthyer në shtëpi, në kuzhinë, ka hasur me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ndan të njëjtin apartament, i cili i ka kërkuar të largohej nga kuzhina. Gruaja i ka deklaruar se do të largohej shumë shpejt, sapo të mbaronte diçka të cilën po përgatiste, por, sipas saj, ishbashkëshorti nuk ka pritur dhe ka nisur ta ofendojë, si edhe e ka goditur në trup e fytyrë me grushte dhe shkelma. Më pas, e ka tërhequr prej flokësh, duke e zvarritur në dysheme. Në këto momente ka ndërhyrë djali, A.Sh., i cili është munduar të ndihmojë të ëmën. Gjithnjë sipas Vjollca P., i pandehuri ka reaguar edhe ndaj djalit A.Sh., duke tentuar t’i vendosë duart në fyt, dhe e ka goditur me disa sende që gjendeshin në kuzhinë. Nga kjo ndërhyrje ka vepruar gruaja, e cila është larguar nga duart e të pandehurit, ka shkuar në dhomën e saj, nga e cila u ka telefonuar shërbimeve policore. Viktor B., është vënë në pranga dhe gjatë hetimit ka rezultuar se ka shkelur dhe urdhrin e gjykatës, e cila kishte firmosur urdhër mbrojtjeje për Vjollca P. Gjykata urdhëronte që Viktor B. të mos u afrohej ish-bashkëshortes dhe djalit në një distancë deri në 5 metra, por këtë urdhër i pandehuri nuk e ka zbatuar, duke përfunduar në qeli.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)