E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush është gruaja që po i zbut zemrën Pattinson?

Lajmi po qarkullon prej disa ditësh dhe shumë kanë nxituar të njoftojnë çiftin e ri joshës të Hollywoodit. 

Robert Pattinson pas një lidhjeje të gjatë, me shumë pabesi nga aktorja Kristen Stewart, duket se po i hyn një marrëdhënieje të re. 

Keough Riley mendohet të jetë gruaja, që do t'i zbutë aktorit sexy, zemrën e plagosur nga tradhtia. 

Riley përveç bukurisë verbuese, mbart mbi supet e saj edhe emrin e mbretit të rrokut, Elvis Presley. Ajo është mbesa e madhe e legjendës së muzikës, bija e vajzës së Elvisit, Lisa Marie Presley. 

Sipas thashethemeve nga Hollywoodi, ishte vetë Lisa Marie Presley, e cila prezantoi vajzën e saj me aktorin. 

Çifti shpenzon shumë kohë së bashku jashtë, i bashkon një ndjenjë shumë e mirë, por miqtë e afërt thonë se për Robert është ende shumë herët të përkushtohet emocionalisht. Koha do të tregojë ... 

(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›