Francë, kërkohet 10 vjet burg për Noriegën
Prokurorët francezë kanë kërkuar që ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega, i cili akuzohet për pastrim të parave të drogës të dënohet me 10 vjet burg.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze të cilat citojnë Kryeprokurorin francez Michel Maes i cili ka deklaruar se autoritetet franceze janë të vendosura t'i qëndrojnë deri në fund të procesit kërkesës së tyre.
Gjykata franceze e ka dënuar atë në mungesë me 10 vjet burg, por tani që u bë ekstradimi autoritetet vendosën t'i bëjnë një gjyq të ri.
Nga ana e tij, Noriega i mohon akuzat se ka marrë para nga lordët kolumbianë të drogës në vitin 1980 dhe se i ka pastruar ato në Francë.
Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega u ekstradua në Francë nga SHBA në muajin prill, pasi kaloi dy dekada në burg për trafik droge.