Thaçi: Serbia ta harrojë shkëmbimin e territorëve
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i paprekshëm. Kështu është shprehur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka hedhur poshtë idetë që qarkullojnë në qarqet politike në Beograd për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Thaçit statusi politik dhe integriteti territorial i Kosovës është një çështje e zgjidhur njëherë e përgjithmonë.
"Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, integriteti territorial i shtetit tonë është i njohur ndërkombëtarisht, është i pa prekshëm, kështu që mund të ketë takime pas prezantimit të opinionin nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të diskutuar si me të gjitha vendet e rajonit çështje praktike, por sa i përket statusit politik dhe integritetit territorial ato çështje janë zgjidhur njëherë e përgjithmonë", deklaroi Thaçi.