E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia "lufton" për kryqet në shkolla

Gjykatë Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi unanimisht nëntorin e kaluar se shfaqja e simboleve fetare ( të tilla si kryqi katolik) në një klasë “ kufizojnë të drejtën e prindërve për të edukuar fëmijët e tyre konform normave të tyre, dhe të drejtën e fëmijëve për të besuar ose jo”.

Por gjatë muajit janar, gjykata vendosi të dëgjojë ankesën e Italisë. Në ankesë do të përfshihen gjithashtu dhe 10 qeveri të tjera evropiane( qeveria ruse, greke, armene,rumune, lituaneze, malteze, bullgare, qipriote si dhe qeveritë e Monakos dhe të San Marinos).

çështja është hapur për herë të parë nga një grua italiane, Soile Lautsi, e cila u fokusua në kryqet që ndodheshin në muret e klasave ku studionin djemtë e saj. Ajo u ankua se privohej nga e drejta për ti rritur fëmijët me frymën sekulare.

Gjykatat italiane nuk i dhanë të drejtë Lautsit me argumentin se kryqi është symbol i historisë dhe kulturës së Italisë, duke e detyruar atë ta dërgojë çështjen në Gjykatën Evropiane të Strasburgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›