France kryebashkiaku ne greve urie

Kriza ekonomike nuk ka lënë pa prekur Francën vend te cilit shpesh i eshte dashur te merret me menaxhimin e krizës ekonomike te vendeve te tjera .
Kryebashkiaku i një qyteti të vogel pranë Parisit prej pak ditësh ka ngritur një tendë jashtë parlamentit dhe është futur në grevë urie pasi kërkesa e tij për fonde emergjence nuk ishte aprovuar nga autoritetet e qeverisjes qendrore. Sipas tij kriza ekonomike po shtyn dhjetëra qytete drejt shkatërrimit.
Kryetari i Bashkisë, Stephane Gatignon, shprehet se kriza globale financiare e ka mbërthyer prej fyti qytezën e tij Sevran dhe se në krye të 24 orëve atij i duhet të sigurojë rreth 6 milionë euro për të paguar faturat komunale.
"Kriza e qeverive, kriza e borxhit po ndikon sot tek qeveritë lokale. Problemi që kemi është se kemi ndërmarrë punë publike, e kemi nevojë për një kredi për të paguar paradhënie për vepra të tilla si rinovimi urban, infrastruktura shkollore, etj. Por sot, bankat nuk duan të na japin të holla e ne duhet të sigurojmë financime shtesë edhe për të pasur qasje tek kreditë", u shpreh Gatignon.
Ai argumenton se qeveria duhet të sigurojë një asistencë më të madhe ndaj 100 qyteteve më të varfra në Francë, ku papunësia është shpesh shumë më lartë se mesatarja kombëtare. Pas një krize gati tre- vjeçare të borxhit në Evropë, qeveria socialiste e Francës po lufton për të zvogëluar defiçitin e saj në sektorin publik në tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto brenda vitit të ardhshëm, nga 4.5 për qind këtë vit.