E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane pritet me protesta ne Lisbone

Është pritur me protesta kancelarja gjermane, Angela Merkel në Lisbonë, ku ka zhvilluar një vizitë të planifikuar në mbështetje të shkurtimeve buxhetore dhe rritjes së taksave që po zbatohen nga qeveria konservatore e Pedro Pasos Koelhos. Masa te cilat kane shkaktuar një vale te madhe protestash masive dhe grevash.
Paketa e shpëtimit synon të nxjerrë nga kriza shtetin portugez të mbytur në borxhe.  Me qindra protestues I kane kujtuar Merklelit se nuk është e mirëpritur në Lisbonë, ndërsa në gjashtë orët e qëndrimit të saj, ajo u përpoq të sigurohej se paratë e taksapaguesve gjermanë për Portugalinë po shpenzoheshin mirë nga Qeveria e Koelhos. Qindra trupa policore kanë siguruar çdo lëvizje të kancelares, duke bllokuar trafikun rreth pallatit presidencial në kryeqytet, barrikadat ishin ngritur për të parandaluar protestuesit të shtyheshin më tutje në revoltën e tyre. 
Kancelarja gjermane pas takimeve zyrtare këmbënguli se vetëm reformat për shkurtimin e defiçitit mund të sjellin rritje ekonomike. Huadhënësit e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që tani kanë lehtësuar objektivat për buxhetin pasi të ardhurat nga taksat në Portugali kanë një rënie të konsiderueshme, kundërshtarët e Qeverisë thonë se shkurtimet po e cojnë ekonominë nëpër një spirale drejt fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›