E Diel, 1 Nëntor 2026

France mesuesja i ve flaken vetes ne shkolle


Një mësuese në një shkollë 8-vjeçare franceze i vuri flakën vetes, duke shkaktuar panik midis nxënësve, por arriti të shpëtonte pas ndërhyrjes së disa prindërve, raportoi e përditshmja “Le Monde”.

44-vjeçarja spërkati veten me benzinë dhe më pas ndezi veten me një çakmak, brenda ambienteve mësimore, pak pas një mosmarrëveshje me disa nxënës, në qytetin jugor të Beziers. E shoqëruar në spital, ku po trajtohet për djegiet, ajo u konstatua si nën depresion.

Ministri i Arsimit e konsideroi këtë si një “akt të dëshpëruar”. Pasi vizitoi spitalin, ai e përshkroi gruan si “në një moment të jashtëzakonshëm paqëndrueshmërie psikologjike”.

Menjëerë pas kësaj ngjarje, mediat franceze kanë ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes së mësuesve në shkollat e vendit. Ndërkohë, shkolla ka informuar se do të trajtojë 3 mijë nxënësit e saj me një psikolog, pas kësaj ngjarje që shokoi shumë minorenë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Topalli, akuza Topit e opozitës
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›