Tunizi protesta te dhunshme ne kryeqytet

Policia në Tunizi përdori gazlotsjellës për të shpërndarë një turmë prej qindra fanatikësh islamikë në qendër të kryeqytetit, në një protestë gjatë pasdites.
Një prej vatrave të protestave u regjistrua pranë studiove të një televizioni privat, i cili shkaktoi tërbimin e muslimanëve, duke transmetuar një film të animuar, në të cilin shfaqeshin imazhe të Zotit, një blasfmi kjo sipas fesë islame.
Kjo ishte protesta e dytë e javës në hyrjen e studiove të “Nessma TV”, ndërsa disa prej antarëve të manifestimit nisën të qëllonin me gurë drejt fasadës së televizionit. Reagimi i tyre ndodhi pas transmetimit të një filmi të quajtur “Persepolis”, i cili pasqyron ngjarjet e ndodhura gjatë revolucionit iranian të vitit 1979.
Momenti i këtyre protestave është veçanërisht i keq për autoritetet e përkohshme të shtetit, që përgatitet javën e ardhshme për realizimin e zgjedhjeve të para që prej largimit të presidentit Ben Ali, më parë gjatë vitit, pas protestave që shënuan edhe fillimin e lëvizjes së quajtur si “Pranvera Arabe”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Topalli, akuza Topit e opozitës
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur