E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan vetem fitore ndaj Palermos


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes së vështirë me Palermon në Serinë A, theksoi se për skuadrën e tij nuk do të ketë më asnjë justifikim, nëse nuk do të jetë në gjendje të sigurojë fitoren.

Rikthimi i Robinho e Mexes kanë rritur optimizmin në radhët e kampionëve të Italisë, që kanë nisur në mënyrë zhgënjyese këtë sezon, pas humbjeve ndaj rivalëve direktë për titull të Napolit dhe Juventusit.

”Pushimi i ndeshjeve të kombëtareve na ka lejuar të punojmë shumë, të rikuperojmë futbollistë të rëndësishëm dhe energjitë e shpenzuara. Të gjithë e dimë se sa e vështirë do të jetë kjo ndeshje ndaj Palermos, një skuadër që gjithmonë na ka vënë në vështirësi, por nuk ka asnjë alibi nëse nuk arrijmë të fitojmë”, thotë Allegri, i cili rikthehet edhe tek çështja Ibra-Cassano, pasi të dy sulmuesit pranuan se janë të lodhur nga futbolli dhe po mendojnë tërheqjen.

”Është e rëndësishme që fjalët e tyre të mos të nxirren nga konteksti. Në këto ditë, Zlatan ka bërë një punë shumë të mirë dhe po stërvitet me shumë dëshirë. Cassano është gjithashtu duke bërë një punë shumë të mirë, ndërsa gjendja e tij fizike është gjithmonë drejt përmirësimit”.

Ndërsa Milani përgatitet të presë Palermon, rivalët për titull të Interit do të sfidojnë një tjetër skuadër siçiliane, Katanian. Për zikaltërit mungon portieri Cesar, mbrojtësi Chivu dhe sulmusit Forlan e Coutinho.

”Më vjen keq për mungesat, por do të përdor të njëjtën skemë si gjithmonë”, u shpreh Ranieri. “Fusha e Katanias është shumë e vështirë dhe në vitet e fundit gjithmonë kemi humbur pikë atje, prandaj nuk është ky momenti për të bërë eksperimente me skemën. Kam besim të plotë tek futbollistët që do të luajnë në vend të të dëmtuarve”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Messi kyçet në kabinën e avionit
Një ngjarje e rrallë i ka ndodhur yllit të futbollit botëror, Lionel Messi, i cili u detyrua të kyçet brenda në kabinë së bashku me pilotët, për të shmangur vëmendjen e tepërt të tifozëve në Venezuelë. Superliga, fiton Kastrioti e Laçi
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së pestë të Superligës Shqiptare, me Kastriotin dhe Laçin që arritën të fitonin në fushat e vështira të Bylisit dhe Tomorit, përkatësisht.
Arsenal, Drogba për t’u rimëkëmbur
Pas një fillimi jashtëzakonisht të dobët të kampionatit, Arsenali  i Arsene Wenger është duke menduar për një fushatë të fuqishme blerjesh, që të lejojë klubin të rikthehet të konkurrojë për tituj të rëndësishëm.
Kuzhe: Do të shikoj edhe mundësi të tjera
E ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë për më shumë se dy vite, por sot po përjeton një situatë të paqartë për të ardhmen. PSG-Beckham, afër marrëveshjes
Sipas shtypit francez, tratativa mes Paris Saint Germain dhe David Beckham po konkretizohet.

Lajmet kryesore

Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Topalli, akuza Topit e opozitës
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›