E Diel, 1 Nëntor 2026

Totti, në qendër të mediave nga polemikat me tifozët

Edhe pse ka shënuar dy gola dhe ka qënë lojtari më i mirë në fushë ndaj Fiorentinës, Francesco Totti dëshiron ta harrojë shpejt atë ndeshje. Kjo për faktin se ka pasur polemika me tifozët. Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje të veçantë këtij debati që ka lindur mes tifozëve të Romës dhe lojtarit më të dashur për ta. "Gazetta Dello Sport" shkruan, "Totti zbulon vetminë e numrit 1. Tifozët e akuzojnë kapitenin për afrimin e këtij të fundit me familjen Sensi. Nuk e kemi vetëm me të". Ky episod vërteton përçarjen mes liderit verdhekuq dhe ultrasëve të Romës. Klimë e tensionuar edhe pse Roma arriti një fitore të bukur. Tifozët deklarojnë se e kanë me të gjithë dhe jo vetëm me Tottin. Kapiteni përgjigjet me heshtje dhe me gola.13 gola në 9 ndeshje dhe me 5 asise. Këto kanë qenë disa nga citimet e "Il Messagero". Ndërsa "Corriere Dello Sport" shkruan, "Nga kontrata te rekordi i golave, të vërtetat e Tottit". Në ditët më të komplikuara kapiteni ka bërë edhe njëhere diferencën në fushë dhe jashtë saj.Roma është gjithmonë e Tottit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›