E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, përlasen avionët, katër të vdekur

"Kemi dijeni për katër viktima, gruaja që drejtonte njërin prej avionëve, piloti tjetër si dhe dy pasagjerët e tij", i deklaroi AFP-së një zyrtare e prefekturës së rajonit Charente-Maritime, Eleonore Lacroic, e cila nuk dha hollësi lidhur me identitetin dhe moshën e katër viktimave.

Sipas të njëjtit burim, avioni që transportonte tre persona vinte nga Cognac, në rajonin fqinj Charente, dhe avioni që drejtohej nga një grua ishte nisur nga Royan (Charente-Maritime). Rrethanat e përplasjes, që ndodhi në orën 10:50 (08:50 GMT), nuk dihen ende tashmë në mesditë. Sekretari i Shtetit për Transportet, Dominique Bussereau shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›