Të paktën 22 të vrarë gjatë dy shpërthimeve në Irak

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet në dy qytete të Irakut.
Një makinë bombë ka shpërthyer pranë selisë së policisë në Kirkuk, duke vrarë shtatë persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë.
Policia dhe autoritetet spitalore në qytetin e Qerbelasë thonë se shpërthimi i dy makinave bombë u ka marrë jetën nëntë personave, ndërsa ka plagosur rreth 40 të tjerë.