E Shtunë, 31 Tetor 2026

France protesta kunder martesave ndermjet homoseksualeve

Projektligji për martesat ndërmjet homoseksualëve në Francë tashmë pritet të aprovohet në senat. Ndërsa protestat kundër këtij projektligji pritet të jenë edhe më të ashpra.
Me qindra persona janë mbledhur para pallatit të Luksemburgut ndërkohë që lëvizjet katolike në vend kanë përgatitur një korte proteste për të shtunën.
Nga sheshi në sallë, ku diskutimet pritet të jenë me të vërtetë të ashpra. Debati në senat duhet të përmbyllet në 13 prill, dhe mazahoranca në këtë degë të parlamentit është më e rrezikuar se ajo në Asamblenë Kombëtare. Pritet që rezultati përfundimtar të dali nga shumë pak vota. Në popull 53 për qind e francezëve vazhdojnë të jenë pro martesës ndërmjet homoseksualëve, në mënyrë ët vecantë më të rinjtë të cilët kanë zbritur gjithashtu në shesh për tu përballur me më konservatorët. Por beteja më e ashpër pritet të jetë ajo për adoptimin e fëmijëve nga ciftet homoseskuale, 56 për qind nuk janë dakord kundrejt 41 për qind që nuk e ka problem këtë gjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›