E Shtunë, 31 Tetor 2026

France protesta kunder masave te Sarkozise

Dhjetra aktiviste te te drejtave te njeriut dhe organizata te ndryshme humanitare marshuan ne rruget e Parisit per te protestuar kunder sic e quajne ata masave diskriminuese racore te presidentit Sarkozi.
Ai nuk po lufton krimin por po vendos ne udhekryq parimin baze te Republikes barazine.

Tashme ajo qe ne fillim u cilesua si nje krize social-ekonomike po rrezikon te transformohet ne nje kercenim per te gjithe shoqerine thuhet ne deklaraten e perbashket te 50 organizatave humanitare qe veprojne ne France.

Disa organizata besojne se fajesimi i emigranteve prej presidentit Sarkozi per kriminalitetin ne vend shkel hapur tre parimet themelore te Republikes qe jane liria barazia dhe vellazeria.

Prej disa javesh ne France ka nisur nje operacion i cili ka debuar deri me tani sipas autoriteteve 1 mije rome drejt Rumanise. Debimi mori shkak pas sulmit qe nje grup romesh ndermoren ndaj policise.

Nderkohe parlamenti vendas po shqyrton gjithashtu mundesine per heqjen e shtetesise per te gjithe emigrantet e perfshire ne sulmet ndaj policise poligamise dhe prostitucionin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›