France reagime te ashpra politike pas skandalit te Ministrit te Financave
Bëri bujë ditë më parë dorëheqja e ministrit francez të financave, Kahuzak. Por ajo që tronditi opinionin publik si dhe sferën politike ishte deklarata e tij ku pranonte se prej kohësh kishte një llogari të fsheshtë në Zvicër. Dhe kur kjo deklaratë vjen nga një nga ministrat më aktivë në qeverinë e Hollond dhe që kishte shndërruar në një betejë personale luftën kundër evazionit fiskal, situata është dhe më e rëndë. Kryeministri Orolt është shprehur më se i zhgënjyer duke thënë se Zheron Kahuzak i ka gënjyer presidentit dhe kryeministrit. Ndërsa opozita ka nxituar të thotë se ky është dështimi i së majtës moraliste. Gjithashtu nuk janë kursyer as akuzat ndaj presidentit Hollond për të cilin opozita mendon se ishte në dijeni të situatës.