E Diel, 1 Nëntor 2026

France, rrezohet avioni me 7 persona ne bord

Nje avion i tipit “Airbus 320” u rrezua ne jugperendim te Frances, gjate fluturimit te proves. Ne bord ndodheshin 7 anetare te ekuipazhit. Njeri prej tyre eshte shpallur zyrtarisht i vdekur, ndersa 6 te tjere konsiderohen te zhdukur.

Dy pilotet ishin me nenshtetesi gjermane. Avioni i pasagjereve qe u rrezua ne brigjet e Perpinjonit, eshte prodhuar nga grupi “EADS” dhe i perkiste kompanise “Air New Zealand”.

Kjo kompani nuk pranoi te komentonte mbi aksidentin ne Detin Mesdhe. Nderkohe qe shkaqet e rrezimit mbeten ende mister.

Disa pjese te avionit jane gjetur ne siperfaqe, ndersa te tjerat po kerkohen nga motovedetat e flotes ushtarake franceze.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›