E Diel, 1 Nëntor 2026

Mumbai, ministri: Sulme te planifikuara prej muajsh

“Terroristet kane percaktuar objektivet qe me perpara dhe me nje pune te madhe planifikuese”.

Keshtu eshte shprehur ministri federal indian, Sibal te cilit i referohet agjencia e lajmeve “Pti”.

Ministri shpjegon se sulmet ne Mumbai jane planifikuar prej muajsh, me vezhgime te drejtperdrejta ne dy hotelet me pese yje qe u goditen.

“Terroristet zoteronin arme te sofistikuara si Mp-6”, tha ai.

“Ata kane zbarkuar nga nje anije mbeshtetese dhe me pas kane arritur bregun me gomone”, shpjegoi ministri.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›