Francë, shpërthim në impiantin bërthamor

Lajmi bëhet i ditur nga “Le Figaro”, e cila saktëson se në impiantin bërthamor “Macoule” ka rrezik për rrjedhje radioaktive.
Shpërthimi ndodhi pas përhapjes së një zjarri në depon e mbeturinave të impiantit, pasi ky ishte një objekt i madh i përfshirë në çmontimin e mbetjeve bërthamore.
Këtu prodhohej karburanti “MOX”, i cili riciklon plutoniumin nga armët bërthamore, por nuk përfshin ndonjë reaktor.
Një zëdhënës i Komisionit për Energjinë Atomike të Francës theksoi se deri më tani nuk ka pasur rrjedhje por për shkak të rrezikut është ngritur një grup pune.
Impianti ndodhet në departamentin Gard në rajonin Languedoc-Roussillon, afër brigjeve mesdhetare të Francës.
/Start/F. Prroni/
2011-09-12 14:12