Mesazhi i dy kryediplomatëve

Kryediplomatët Franko Fratini dhe ai grek Stavros Lambrinidis, theksuan njëzëri se është i nevojshëm një pakt kombëtar të partive politike për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shefi i diplomacisë greke tha fillimisht se e ardhmja e Shqipërisë është e qartë dhe të gjitha partitë e mbështesin këtë objektiv, por shtoi se duhet të bashkëpunohet për t’i arritur kësaj.
“Mesazhi është që ka ardhur koha për një bashkim kombëtar për të ardhmen tuaj drejt Evropës. Tashmë që Parlamenti ka filluar punimet duhet të përqendrohet tek reformat për integrimin në Bashkimin Evropian. Disa nga këto reforma kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, me të drejtat e minoriteve, kundër krimit të organizuar, funksionimi i Parlamentit, etj, të gjitha këto janë angazhime për integrimin evropian. Këto janë angazhime që kërkohen nga Komisioni Evropian”, tha ai nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Ai shtoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet që të arrijë të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
“Po ashtu procesi i liberalizimit të vizave, por edhe për hyrjen e Shqipërisë në NATO janë prova që Shqipëria ka mundësi për një të ardhme evropiane. Rruga e së ardhmes është e vështirë. Për të ka nevojë për përgatitje rigoroze, bashkëpunim konstruktiv midis forcave politike, pra arritja e konsensusit. Ne ju garantojmë se me këto reforma jemi në anën tuaj. Do t’iu mbështesim në të gjitha përpjekjet tuaja për realizimin e ëndrrës tuaj”, shtoi më tej Lambrinidis.
Edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Fratini u përqendrua tek reformat, veçanërisht tek funksionimi i Parlamentit. “Ne duam që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe fatkeqësisht keni shumë kohë të humbur. Interesi kombëtar i Shqipërisë duhet të jetë objektivi kryesor. Ato që janë të rëndësishme është funksionimi i duhur i Parlamentit. Pa bashkëpunimin politik nuk mund të ketë raport pozitiv për Shqipërinë. Mbeten për t’u realizuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Evropës. A është e mundur që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje për sa i përket emërimeve të zyrtarëve të lartë si Avokati i Popullit, unë mendoj se po. Ajo për të cilin Shqipëria ka nevojë është një pakt kombëtar për integrimin. Ky pakt politik do të diktohet nga shqiptarët. Në rast se ndodh kjo Shqipëria ka një shans vërtet të rëndësishëm për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian”, tha ai. /S.Lleshi/Start/
2011-09-12 13:44